#paralimpiKS


Komiteti Paralimpik i Kosovës

Komiteti Paralimpik i Kosovës

Komiteti Paralimpik i Kosovës është organizata ombrellë e organizatave sportive të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës, e cila bashkon federatat, shoqatat e parasportive dhe asociacione tjera, aktivitetet e të cilave kanë rëndësi për promovimin e sportit për personat me aftësi të kufizuara dhe të cilat organizohet në përputhje me standardet paralimpike dhe parimet ndërkombëtare të lëvizjes Paralimpike dhe ligjet e Republikës së Kosovës.  

KPK është anëtar me të drejta të plota në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar dhe në atë Evropian.

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit rreth sportisteve tanë i gjeni më poshtë.

Kosova për herë të parë në tavolinën më të lartë vendimmarrëse të parasportit në Evropë

Kosova për herë të parë në tavolinën më të lartë vendimmarrëse të parasportit në Evropë Në një garë të fortë mes shteteve anëtare të Komitetit Paralimpik Evropian, presidentja Njomza Emini ...

Mbahet konferencë për media e Komitetit Paralimpik të Kosovës

Mbahet konferencë për media e Komitetit Paralimpik të Kosovës, me presidentin e Komitetit Paralimpik Evropian, Raymond Blondel. Blondel tha se Kosova po ndërton një të ardhme të fuqishme për para ...

#𝟐𝟎𝟐𝟒-𝐭𝐚 𝐧ë 𝐟𝐨𝐭𝐨𝐠𝐫𝐚𝐟𝐢

Viti që po lëmë pas ishte viti ku ëndrrat e para-atletëve të Kosovës u bënë realitet! Nga momenti historik i debutimit në Lojërat Paralimpike Botërore “Paris 2024”, ku paraatleti Grevist ...

Asociacioni i Para Tenisit me Karroca në Kosovë

Drejtuesit e Asocacionit: Ganimete Morina ( kryetare e APTKK-ës) Senad Sabovic (nënkryetar i APTKK-ës), Pranvera Musaj (sekretare e APTKK-ës). 4. Misioni i Asociacionit të Para Tenisit me Karroca në Kosovë ...

Federata e Basketbollit në Karroca e Kosovës

Drejtuesit e Federatës: Kryetare: Diana Hoti Nënkryetar: Elmi Fazilu Sekretare: Lumnije Rulani Klubet anëtare (6):
  1. Karrocat e Kalterta – Prishtinë
  2. Anamorava – Gjilan
  3. 13 Qershori – Ferizaj
  4. Trepça – ...

Federata e paravolejbollit të Kosovës

Emri zyrtar të Federatës/AsocacionitFEDERATA E PARAVOLEJBOLLIT E KOSOVËSDrejtuesit e Federatës/Asociacionit (kryetari, sekretari...)DRILONA ISLAMI – KRYETAREGEZIM BRAHIMI – Sekretar gjeneralMisionin tuajQëllimet themelore të FPVK-së janë:1.1. Masovizimi, afirmimi dhe zhvillimi i paravolejbollit ...

PROJEKTET NDËKOMBETARE

Komiteti Paralimpik i Kosovës është një mekanizëm i njohur dhe i pranuar ndërkombëtarisht, si pjesë përbërëse e familjes së Komitetit Paralimpik Evropian dhe Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar. Në këtë kapacitet, KPK ...

PARIS2024

Kosova debuton në Lojërat Paralimpike “Paris 2024” – Një moment historik për sportin tonë Kosova ka shkruar historinë me pjesëmarrjen e saj të parë në Lojërat Paralimpike Botërore “Paris 2024”, ...

Rreth Nesh

Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK) – mision, përgjegjësi dhe standarde për sportin paralimpik në Kosovë.

Komiteti Paralimpik i Kosovës është organizatë që i përket Lëvizjes Paralimpike dhe merr përsipër të respektojë dispozitat e Statutit të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar dhe të Kodit Botëror Anti-Doping, si dhe të përmbajë vendimet e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar.

KPK-ja merr përsipër, në përputhje me misionin dhe rolin e saj në nivel kombëtar, të promovojë dhe zhvillojë sportin për të gjithë dhe sportin elitë për para-sportistët; si dhe të marrë pjesë në Lojërat Paralimpike dhe në veprime për promovimin e paqes dhe barazisë gjinore në sport.

KPK gjithashtu merr përsipër të mbështesë dhe inkurajojë promovimin e etikës sportive; për të luftuar kundër dopingut (bazuar në Kodin Anti-Doping, si WADA ashtu edhe KPN); të zbatojë Kodin e Klasifikimit të KPN dhe të demonstrojë qasjen e përgjegjshme për çështjet mjekësore.

Komiteti Paralimpik i Kosovës është organizata ombrellë e organizatave sportive për personat me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës, së bashku me federatat, shoqatat e parasportive dhe asociacione të tjera, aktivitetet e të cilave kanë rëndësi për promovimin e sportit për personat me aftësi të kufizuara dhe të cilat organizohen në përputhje me standardet paralimpike dhe parimet ndërkombëtare të lëvizjes Paralimpike dhe Ligjet e Republikës së Kosovës.

KPK-ja është ekskluzivisht përgjegjëse për përmirësimin dhe zhvillimin e parasporteve dhe përfshirjen e integrimin e personave me aftësi të kufizuara në parasporte, së bashku me anëtarët e saj, në përputhje me Ligjin për sportin.

Vizioni

“Sporti për personat me aftësi të kufizuara të bëhet stil i jetës për çdo qytetar të Kosovës dhe pjesëmarrja në çdo garë nën patronatin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Lojërat Paralimpike Verore dhe Dimërore dhe shkëlqimi në to.”

Misioni

  • Zhvillimi, përhapja dhe mbrojtja e lëvizjes paralimpike në Kosovë
  • Ndërtimi i infrastrukturës adekuate dhe me standarde ndërkombëtare
  • Rritja e klubeve dhe shtrirja gjeografike në tërë Kosovën pa diskriminim
  • Rritja e numrit të personave që merren me sporte paralimpike
  • Organizimi i kampionateve dhe garave paralimpike në Kosovë
  • Organizimi i garave ndërkombëtare për promovimin e sportit, turizmit dhe vlerave shoqërore
  • Ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore në KPK, federata dhe klube
  • Përgatitja e ekipeve kombëtare për gara ndërkombëtare dhe përfaqësim dinjitoz

Presidentja e Komitetit Paralimpik të KosovësPrishtinë 

Njomza Emini

Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës

Njomza Emini ka lindur në Prishtinë. Ajo ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Filologjik, Dega e Sociologjisë, duke ndërtuar një bazë të fortë akademike në analizën shoqërore, politikat publike dhe zhvillimin social.

Studimet post-universitare i ka vazhduar në Tiranë, në fushën e marrëdhënieve diplomatike dhe ndërkombëtare, ku ka thelluar njohuritë në diplomaci, bashkëpunim ndërkombëtar dhe përfaqësim institucional.

Ajo ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit – kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës – duke kontribuar drejtpërdrejt në proceset shtetformuese dhe konsolidimin institucional.

Si Presidente e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini angazhohet për avancimin e sporteve paralimpike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në sport dhe shoqëri, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare paralimpike.

[email protected] 

Struktura Drejtuese

Bordi Ekzekutiv & Stafi

Komiteti Paralimpik i Kosovës udhëhiqet nga një strukturë drejtuese profesionale dhe një staf i përkushtuar, të cilët sigurojnë funksionimin institucional, zhvillimin e parasporteve dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lojërat Parasportive janë ngjarja më madhore vendore e parasportit në Kosovë. Kjo ngjarje, e shndërruar tashmë në tradicionale, bashkon në një vend parasportistët vendorë, për të garuar për trofeun e më të mirit në vend në disiplinat e shumta parasportive. 

Këto lojëra zhvillohen 1-2 herë në vit dhe konsiderohen si maratonë e mundësive për personat me aftësi të kufizuara, të përfshirë në sport.

Logot e Partnerëve

Takimi me Presidenten e Republikës

Përkrahje e palëkundur dhe frymëzim i jashtëzakonshëm! Ndiqni momentet e veçanta kur Presidentja e Kosovës takohet me ekipin tonë paralimpik, duke na kujtuar se fuqia e unitetit dhe vendosmërisë i kapërcen të gjitha pengesat.

Lojrat e Ardhshme Paralimpike

00
DAYS
00
HRS
00
MIN
00
SEC