Drejtuesit e Federatës:
Kryetare: Diana Hoti
Nënkryetar: Elmi Fazilu
Sekretare: Lumnije Rulani
Klubet anëtare (6):
- Karrocat e Kalterta – Prishtinë
- Anamorava – Gjilan
- 13 Qershori – Ferizaj
- Trepça – Mitrovicë
- Lipjani – Lipjan
- Vëllaznimi – Gjakovë
Misioni ynë:
Misioni i Federatës së Basketbollit në Karroca e Kosovës është zhvillimi dhe promovimi i basketbollit në karroca si sport i barabartë dhe gjithëpërfshirës. Synojmë t’u krijojmë sportistëve me aftësi të kufizuara mundësi reale për garë, zhvillim personal dhe përfaqësim dinjitoz të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. Përmes sportit, punojmë për fuqizim, integrim shoqëror dhe thyerje të paragjykimeve.
Aktivitetet:
Federata organizon dhe koordinon kampionate kombëtare, turne zyrtare dhe miqësore, aktivitete promovuese dhe grumbullime të klubeve. Gjithashtu, mbështet zhvillimin e klubeve, përfshirjen e sportistëve të rinj, trajnimin e stafit dhe bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare për avancimin e basketbollit në karroca.
Federata e Basketbollit në Karroca e Kosovës, përmes klubeve dhe sportistëve të saj, ka shënuar suksese të rëndësishme në garat vendore dhe paraqitje dinjitoze në aktivitete ndërkombëtare, ashtu siç janë të publikuara në faqen zyrtare të Federatës.
