Komiteti Paralimpik i Kosovës është nderuar me çmim në Gala Mbrëmjen #Play25 të organizuar nga organizata ndërkombëtare PLAY International Kosovo.
Çmimin presidentes së KPK-së, Njomza Emini, ia ndau ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
KPK dhe Play International Kosovo kanë bashkëpunim të frytshëm prej vitesh në aktivitete të ndryshme, që kanë të bëjnë edhe me promovimin e vlerave paralimpike.


