Ekipi paralimpik i Kosovës po vazhdon përgatitjet për Lojërat Paralimpike Paris 2024.
Paraatletët Grevist Bytyqi dhe Vjollca Hoxha të udhëhequr nga trajnerët e tyre, Adrian Mazreku e Eron Hoxha prej 13 deri më 20 qershor po qëndrojnë në kampin kombëtar të Turqisë, që po mbahet në kompleksin e stadiumit olimpik “Ataturk” në Izmir.
Përgatitjet nga afër po i përcjellë edhe kryetari i Federatës Paraatletike të Kosovës, Avni Kelmendi, i cili po ndahet i kënaqur me kushtet e kompleksit dhe punën që po bëhet në këtë kamp.
KPK falënderon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadën e Turqisë në Kosovë për mbështetjen.



