Asociacioni i Para Tenisit me Karroca në Kosovë

Drejtuesit e Asocacionit: Ganimete Morina ( kryetare e APTKK-ës) Senad Sabovic (nënkryetar i APTKK-ës), Pranvera Musaj (sekretare e APTKK-ës).

4. Misioni i Asociacionit të Para Tenisit me Karroca në Kosovë

– zhvillimi, përhapja dhe mbrojtja e Tenisit me Karroca në Kosovë

– ndërtimi i infrastrukturëa adekuate dhe me standarde ndërkombëtare

– rritjen e klubeve dhe shtrirjen gjeografike të saj në tërë Kosovën ku mund të kenë qasje të gjithë qytetarët pa asnjë diskrimini

 -rritjen e numrit të njerëzve që merren me sporte Paralimpike

– Organizimin e Kampionateve dhe garave tjera paralimpike në Kosovë

– organizimin e garave ndërkombëtare në Kosovë për promovimin e sportit për persona me aftësi të kufizuara, turizmit dhe të vlerave të popullit tonë

– Ngritja e kapaciteteve të Burimeve njerëzore të përfshirë në ATKK

-Përgatitjen e Ekipeve kombëtare për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare dhe shpërfaqjen e cilësive më të mira në arenën sportive dhe jashtë saj.

5. Linqet e faqeve të APTKK-ës: 

https://www.instagram.com/atkk.kosova?igsh=MXYzcG5pNWUwY2Fzdw%3D%3D&utm_source=qr

https://www.facebook.com/share/1FN9Quxpuy/?mibextid=wwXIfr

6. Klubet e APTKK-ës:

Klubi i Para Tenisit për Persona me Aftësi të Kufizuara “Alcott” Samadrexhë, përfaqësues i autorizuar Ganimete Morina, nr. i regjistrimit: 5119665-1,  Rr. Ramush Kotori pn/Samadrexhë 

Klubi i Para Tenisit për Persona me Aftësi të Kufizuara “As Stars For All” Fushë Kosovë –  përfaqësues i autorizuar Edona Avdulli , nr. i regjistrimit: 5119678-3, adresa Meshari Pn/ Fushë Kosovë.

Klubi Para Tenisit për Persona me Aftësi të Kufizuara “Dardania” Prishtinë – përfaqësues i autorizuar Senad Shaboviq, nr. i regjistrimit: 5119667-8, adresa Rr. Selim Berisha nr.12. Prishtinë   

 Klubi i Para Tenisit pë Persona me Afësi të Kufizuara “LAW” Prishtinë  – përfaqësues i autorizuar Mimozë Musliu , nr. i regjistrimit: 5119663-5, adresa Rr.Lidhja e Prizirenit Nr.46/A,Prishtinë

Klubi i Para Tenisit për Persona me Aftësi të Kufizuara  “Besiana” Podujevë – përfaqësues i autorizuar Artë Cakiqi, nr. i regjistrimit: 5119642-2, adresa Llapashticë e Epërme Podujevë

Delegatët e Asociacionit të Tenisit me Karroca në Kosovës në Kuvendin Themelues dhe Zgjedhor të datës 19 Maj 2022, miratuan, -Statutin e ATKK, Rregulloren e Punës së Kuvendit, Rregulloren e Punës së Bordit Ekzekutiv dhe Rregulloren e Këshillit Mbikqyrës.

      Anëtarët e APTKK-ës: 

Nr.Emri dhe mbiemriPozita
1.Ganimete MorinaKryetare e APTKK-ës
2.Senad Sabovicnënkryetare e APTKK-ës
3.Pranvera MusajSekretare APTKK-ës
4.Jetmir Fandajanëtar
5.Nurije Gashianëtare
6.Qendresa Behlulianëtare
7.Dashurije Gashianëtare
8.Ganimete Kyqykuanëtare
9.Flurije Gashianëtare
10.Arjeta Shalaanëtare
11.Nifa Bytyqianëtare

ARRITJET E ASOCIACIONIT TË PARA TENISIT ME KARROCA NË KOSOVË

 Tenisi me karroca ka njohur një rritje të jashtëzakonshme në tre vitet e fundit në Kosovë , duke u bërë një nga sportet më të njohura dhe të suksesshme për personat me aftësi të kufizuara me anëtarët dhe e saj, përmes Komitetit Paralimpik të Kosovës dhe bashkëpunimit me Federatën e Tenisit të Kosovës sado që pjesa infrastrukturore dhe mbështetja financiare nuk ka qenë e kënaqshme, sepse ky  sport jo vetëm që ofron mundësi për konkurrencë të lartë, por gjithashtu promovon përfshirjen sociale dhe rritjen e vetëbesimit tek lojtarët.

Sporti i tenisit me karroca në Kosovë në vitin 2002, ishte luajtur për herë të parë nga katër sportistë me aftësi të kufizuar, i cili ishte mbështetur nga Federata e Tenisit në Kosovë dhe nga KT Prishtina dhe trajner e tyre të cilët  kishin mësuar lojtarët me karroca mbi elementet bazike të lojës me tenis. Nga mungesa e përkrahjes institucionale dhe mbështetjes matrile ky aktivitet u ndërpre. U bënë përpjekje të vazhdueshme të rikthimit të këtij sporti por në pa mundësi, deri në formimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës, ku themeloi federatat dhe asosacionet paralimpike në vitin 2022. Në korrik të vitit 2022 në “Lojërat Para Sportive” organizuar nga KPK dhe akterë tjerë të rëndësishëm. Asosacioni i Tenisit me Karroca në Kosovë për herë të parë në histori bëri arritjen 

më të madhe në vend duke, u shpallur kampione në këtë sport nga dy teniseret znj Ganimete Morina dhe znj. Pranvera Musaj, po në këtë ditë dhe arritje historike bëri Komiteti ynë Paralimpik ku i cili ishte pranuar dhe ndërkombëtarisht në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar (KPN). 

Asosacioni i Tenisit me Karroca në Kosovë në vitin 2022, konkretisht nga dy teniseret kampione suharekase u mirëpritën nga Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, si dy kampione të vendit të tij, i cili i uroi dhe nderoi për fitoren e tyre. Në korrik të vitit 2022, në ekspozitën e kupave në qytetin e Suharekës, pjesë e kësaj ekspozite ishte dhe kupa e Asocacionit të Tenisit me Karroca. Në festën tradicionale “Festari” në Suharekë, në shtator të vitit 2022, Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport nderoi dy sportitet tenisere ne karroca me medalje, si kampione të shpallura në po këtë vit. Asocacioni ynë pati dhe arritje tjera, gjatë fund vitit 2022, ku nënkryetarja e Federates së Tenisit të Kosovës znj. Blerina Mati, ftoi kryetaren e Asocacionit e Tenisit me Karroca në zyret e biznesit të saj për ecurin e Asocacionit tonë. Në këtë takim ajo me dëshirën e saj vendosi të marr përsipër dizajnimin e logos së Asociacionit të Tenisit me Karroca në Kosovë. Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës znj. Njomza Emni dhe Kryetarja e Asosacionit të Tenisit me Karroca, vizitoi Kryetarin e Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, bashkë me Drejtoreshën për Kultur dhe Sportë znj Lorika Gashi si dhe pronarin e kompanis “Frutex” dhe “Golden Eagle” në Suharekë, për mbështetjen e klubeve sportive dhe sportistët me aftësi të kufizuar. Kryetarja e ATKK-së, ka qenë pjesëmarrse (promovuese e produktit në media) në kampanjën e Kompanis së Vajit në Kosovë “Floil”. Kryetarja e Asociacionit të Tenisit me Karroca në Kosovë znj. Ganimete Morina, e mbështetur dhe e emruar nga Presidentja znj. Njomza Emini ka moderuar të gjitha eventet historike të KPK-së.

Përmes KPK-ës, dhe Asociacioni i Tenisit me Karroca ishte në vizit tek Presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani, e cila përmes një memorandumi të nënshkruar, ofroi mbështetje financiare për KPK-ën, Federatat dhe Asosacionet Paralimpike. Kryetarja e ATKK-ës e ftuar nga Presidentja e KPK-ës znj. Njomza Emini, zhvilluan një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian z. Tomas Szunyog, për mbështetjen e Komitetit bashkë me Federatat Paralimpike në Kosovë. Takime , diskutimet për ATKK-ën ishin të shumta përmes KPK-ës, me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, rreth mbeshtetjes sonë. Arritje tjetër e rëndësishme ishte emërimi i kryetarës së ATKK-ës, në bordin ekzekutiv të Federatës së Tenisit të Kosovës dhe bashkëpunimi i saj i ngushtë me Presidentin FTK-ës z. Jeton Hadergjonaj.  Në prill të viti 2023 u bë promovimi,  i librit “ Gjithëpërfshirja në Edukimin Fizik” mbështetur nga KPK, ku pjesë e imazhit dhe ilustrimeve sportive ishte kryetarja e KPK-ës znj Ganimete Morina. Një arritje mjaftë e rëndësishme për KPK,në dhe Për ATKK-ën ishte trajnimi dy ditor nga përfaqësuesja e znj Maria, nga Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar rreth përvojave dhe informacioneve për sportistët paralimpik të Kosovës. Vizita historike për Republikën e Kosovës dhe Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe për Federatat dhe Asociacionet Paralimpike nga Presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar z. Andre Paarsos, në mars të vitit 2024. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Komitetit Paralimpik të Kosovës me Komitetin Paralimpik të Koresë së Jugut për mbështetjen e para sportisteve, konkretisht kryetaren e ATKK-ës znj. Ganimete Morina.

AKTIVITETET E ASOCACIONIT TË TENISIT ME KARROCA NË KOSOVË

Kampi përgatitor për para sportistët.

Asocacioni i Tenisit me Karroca për herë të parë ka qenë pjesëmarrse në kampin përgatitor të mbajtur në Shqipëri në qytetin e Durrësit me 12 qershor të vitit 2022, për sportistët paralimpik të sportit të tenisit me karroca I cili ishte një ambient i strukturuar dhe i organizuar që synonte të ofronte trajnime të specializuara dhe mbështetje gjithëpërfshirëse për atletët me aftësi të kufizuara. Ky kamp kishte vendodhje dhe infrastrukturë të qasshme për para sportistët.

Pjesëmarrja në edicionin e dytë dhe Asocacioni i Tenisit me Karroca në Kosovë “Suhareka Open” 2022

Për herë të parë në Kosovë u zhvillua edicioni I dytë “Kosova Open” ku Asocacioni i Tenisit me Karroca me gjithë stafin dhe para sportistët të tenisit me karroca ishin të ftuar në qytetin e Suharekës në muajin gusht, të vitit 2022 në “Suhareka Open”. Në këtë turne u zhvilluan disa lojra të tenisit, përfshirë dhe ato të tenisit me karroca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *