Kosova për herë të parë në tavolinën më të lartë vendimmarrëse të parasportit në Evropë

Kosova për herë të parë në tavolinën më të lartë vendimmarrëse të parasportit në Evropë 🇽🇰🇪🇺

Në një garë të fortë mes shteteve anëtare të Komitetit Paralimpik Evropian, presidentja Njomza Emini është zgjedhur Anëtare e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Paralimpik Evropian, për mandatin 2025–2029.

Votimi i Eminit u bë në Asamblenë e Përgjithshme të EPC-së, të mbajtur më 30 gusht në Londër, ku morën pjesë 45 shtete anëtare nga gjithë kontinenti.

Për Komitetin Paralimpik të Kosovës kjo nuk është vetëm një fitore për përfaqësim, është nisja e një epoke të re të ndikimit, bashkëpunimit dhe fuqizimit të zërit të parasportistëve tanë, në një tavolinë ku deri dy vite më parë nuk kishim as ulëse.

URIME!

No photo description available.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *